Putin u prit nga Presidenti sirian Bashar Assad pasi arriti në bazën ajrore ruse Hmeimim, njofton agjencia e lajmeve Interfax.
Ai kishte deklaruar në mars të vitit 2016 se ai po planifikonte të tërhiqte shumicën e trupave ruse. Udhëheqësi rus po ashtu do të udhëtojë për në Egjipt dhe Turqi për bisedime.
“Unë urdhëroj ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të tërheqin grupin rus të trupave në bazat e tyre të përhershme”, tha Putin, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti.
“Kam marrë një vendim: një pjesë e rëndësishme e kontigjentit të trupave ruse të vendosur në Siri do kthehen në shtëpi në Rusi”, shtoi ai./Top Channel/