Pyetet Efi nëse është akoma me të dashurin, ja përgjigja e saj?

Efi pyetet nëse është akoma me të dashurin, ja përgjigja e saj?

Gjatë eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes ka rrëfyer se është në një lidhje dhe se i dashuri i saj ishte me profesionin ekonomist dhe se ajo e thërriste “Genco”.

Por, në momentin e rifutjes për herë të dytë në BB VIP, në media u aludua se romanca mes tyre kishte marrë fund, nisur dhe nga fakti se ajo nuk e përmendi më.

Por, duket se diçka të vërtetë ka, pasi Efi duket se i shmanget pyetjes në lidhje me të dashurin e saj. Ajo ka marrë një pyetje për të dashurin dhe gjatë një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit e saj në “Instagram”.

“Je e lumtur me çdo gjë që deri tani çfarë ke arritur? Dhe a je akoma me të dashurin?”, është pyetje që ndjekësja i drejton Efit. Kjo e fundit i jep më së shumti përgjigje pyetjes së parë, por nëpërmjet saj na jep përgjigje me mesazhe të koduara dhe për pyetjen e dytë, siç janë fjalët “cikël i ri” apo “gjëra të këqija”.

“Normal që jam pafund e lumtur, por mund të themi se tani është një cikël i ri i jetës, që do të thotë, në momentin që ti e arrin diçka, për mua aty nis gjithçka, nuk është ajo rruga deri tek arritja, është rruga që ti do bësh për ta mbajtur të gjithë këtë. Kështu që, ka të mira, por ka edhe gjëra të këqija” shprehet Efi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme