Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë së Pyjeve pasi kishe marrë 100 euro ryshfet nga një person.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Pleshines”, në Ferizaj ku i dyshuari është kapur në flagrancë duke i marrë paratë nga ankuesi .
I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.