PZAP i dërgon në Prokurori shkeljet në Istog

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ia ka përcjellë prokurorisë të gjitha materialet me të cilat kishte vendosur që t’i anulojë rezultatet e zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të komunës së Istogut.

Në një njoftim të lëshuar të premten, PZAP tha se parregullsitë e konstatuara paraqesin elemente të veprës penale.

“Paraqitja e këtij rasti ne Zyrën e Prokurorit të Shtetit është bërë sipas detyrës zyrtare për shkak të parregullsive të konstatuara nga PZAP-i dhe se kjo lëndë mund të ketë elemente të veprës penale, veprime këto të kryera nga persona te dyshimtë të cilët kanë votuar me poste nga vendet e ndryshme jashtë Kosovës për Rundin e dytë, të mbajtura me datë 19.11.2017, për Kryetar të Komunës në Istog”, thuhet në komunikatën e PZAP-së.

Përsëritja e votimeve për raundin e dytë për kryetar të Istogut do të mbahet më 19 dhjetor.

Në garë për të parin e Istogut janë Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme