Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 31-vjeçari, procedohet edhe shoferi. Pamjet nga arrestimi


Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me armë zjarri ndërsa udhëtonte me makinë në Tiranë. Në kuadër të operacionit të koduar “Fokusi”, efektivët e Komisariatit Nr. 4 goditën një rast të armëmbajtjes pa leje dhe sekuestruan armën së bashku me municion luftarak.

Operacioni u zhvillua në urën e Babrroit, ku policia ndaloi një automjet me dy persona në bord. Pas kontrollit, në derën e pasagjerit u gjet një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se mbahej nga shtetasi E. M., 31 vjeç. Bashkë me armën, u sekuestruan edhe automjeti dhe dy celularë.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë E. M., ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi F. B., 27 vjeç, u procedua penalisht për moskallëzim krimi. Të dy janë banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për hetime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme