Që të mos lodhen UDB-ashët e vegjël dhe të mëdhenj – Kjo është eksperienca ime!

Autor: Fejzi HAJDARI

Të dashur miq e dashamirë të fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe,
Doja të bëja një mini-prezantim të përvojës dhe ekcperiecës time si gazetar dikur, dhe tani si pronar i një media që arriti të krijoj disa portale, një gazetë prestigjioze dhe një TV online. Një mini-prezantim të tillë më imponohet, për shkak se BDI-ja nëpërmjet disa, me keqardhje më duhet ta them, “gazetarëve shqiptarë të përshtatshëm të të gjitha pushteteve (me vjen turp t’i quaje ashtu sic e meritojne)”, që veprojnë me emra të koduar në polici, i janë vërsulur personalitetit të Fejzi Hajdarit, dhe në pamundësi për të gjetur njollë në të kaluarën e tij personale dhe sidomos profesionale, merren me shpifje, ofendime, sharje dhe spekulime, për të cilat gjithsesi se do të përfundojnë në gjyq.
Karrierën time e fillova në radion të cilën e themelova vet në Kumanovë – RADIO ‘AS-HANA”, pastaj vazhdova për disa vite në Radio Teheran, më pastaj vazhdova tek gazeta “Bota Sot”, ‘Koha Ditore”, Radio “Kosova e Lirë”, Televizioni Shtetërorë i Maqedonisë (TVM), gazeta “Flaka” (pas luftës në Kosovë) dhe më në fund pak kohë tek gazeta “Lajm”, pronar i së cilës jam sot.
I falenderojë të gjithë kolegët e të gjitha redaksive në mënyrë të vecantë, për faktin se nga puna me ata, pothuajse pa dallim, nga të gjithë mësova shumë dhe krijova miqësi e shoqëri gjithandej në hapësirat shqiptare e më gjërë në Evropë. Prandaj sot, i pajisur nga dituritë dhe njohuritë profesionale nga kolegët e redaksive në fjalë, Fejzi Hajdari për dallim nga ata që duan të më shohin ndryshe, vazhdimisht jam i pranishëm në mediat e Tiranës: Top Channel, Vizion Plus, Ora News, ABC News, KLAN, A1 Report etj.
Në PRISHTINE: Televizioni RTK, KLAN KOSOVA, KTV, KOHA VISION etj.
P.S. Të gjithë këtë e bëjë, për shkak se një koleg i imi të cilit edhe bukën ia kam shtruar dikur në shtëpinë time, madje edhe ka fjetur në shtëpinë time, ditëve të fundit paska marrë misionin e BDI-së (e cila s’po arrin assesi të më heshtë, e aq më pak të më mposht), të gjurmojë të kaluarën e Fejzi Hajdarit. Që ta ndihmojë atë personalisht dhe sidomos BDI-ne, e cila kujdeset cilet gazetar dhe portale t’i perfitoje, thashe tua jap keto te dhena, qe te mos lodhen.
Një porosi kam për atë kolegun tim personalisht, por edhe per të gjithë ata të BDIsë që janë të interesuar të përballen me mua: Unë frigën nuk e njoh, sidomos kur ajo vjen nga frikackë. Unë frigë kam vetëm ZOTIN!
Bujrum burra, kujt t’ia mbajë by…, këtu në zyrat e redakSisë më keni! Nuk keni ju para (lekë) për të më blerë mua, sepse unë nuk shitem për tenderë. Mua mund të më ndaloni, vetëm nëse më vritni. Edhe për këtë të fundit: Bujrum!
Ju sfidojë të gjithë juve, që për “armik” e keni shpallur Fejzi Hajdarin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme