Politikanët e dëshpëruar dhe të dështuar

Operacion i politikanëve të dëshpëruar, ka vënë në qendër hakmarrjen politike, duke kapërcyer normat demokratike, për të krijuar një avantazh zgjedhor me njerëz të pamerituar, që deri dje e kishin braktisur këtë popull. Një shoqëri e hapur e cila donë të integrohet, nuk mund ti pranojmë shfaqjet qesharake të partive që kanë mbijetuar jo me strategji ndryshimi, por me modele të dala jashtë çdo standarti demokratik. Prandaj, në çdo vend, nuk duhet të jemi pre e populizmit të verbët, por të vendosim në mënyrë demokratike, për përfaqësuesit e tanë që do të jenë dhe zëri i jonë në Parlamentin e Maqedonis.

Partia shqiptare në pushtet, nuk u kthye kurrë në një shtytëse e progresit, por programi i saj u mbyt nga korrupsioni, informaliteti dhe analfabetizmi, të cilat u bënë simbole të qeverisjes gjatë këtyre viteve në pushtet. Duke mos patur asgjë në arkivin bosh të përgjithësimeve pozitive, ajo ka zgjedhur jo epërsinë fizike të mbështetësve të saj, por po vë në zbatim strategjinë e njohur, atë të mashtrimit elektoral. Që kur njeriu filloi të merrej me politikë, një nga armët më të forta për të realizuar qëllimet e tij, ka qenë gënjeshtra me të gjithë elementët mashtrues e manipuluese.

Por në Maqedoni nuk ka heshtje, sepse pala që po shantazhon, kërcënon dhe fruston me të gjitha mjetet, ka ngritur “zërin” për të imponuar me çdo kusht alternativën e saj, e cila vjen nga përfaqësuesit e persekutorëve të pushtetit të djeshëm.

Këta persekutorë që po ulurojnë fuqishëm, bëjnë presion që populli shqiptarë të pranojë medoemos alternativën e tyre. Nëse këta kapërcejnë mbi marrëzitë që kanë lënë pas, populli nuk mund të harrojë, aq më keq historia pa të cilën nuk ka të ardhme. Por populistët e kësaj kategorie shkojnë edhe më tej, duke ju kujtuar banorëve shqiptar, Luftën e 2001. Të paaftë për të bërë dhe drejtuar shtet, ka rënë gjithnjë nga zhgënjimi që qytetarët e shumtë kanë parë tek kjo forcë politike, gjatë gjithë udhëheqjes së saj në këtë vendë “demokratik”.

Kjo situatë brenda dhe rrotull saj, e mbushur me iluzione destruktive, ka sjellë dhe mban gjallë elementë të dështuara që nuk kanë vlerësuar kurrë ndryshimin dhe aftësitë e njerëzve për të punuar, por gjithnjë është prirur nga cinizmi dhe egoizmi populist për të papriturën e radhës.

Kjo filozofi që vazhdon të dominojë strategjinë udhëheqëse, nuk ushqehet vetëm nga brenda saj, nga renegatët që kanë gjetur vetveten tek kjo filozofi, por edhe nga jashtë, nga analistë zhurmues e pedagogë të heshtur. Por edhe në këto zgjedhje, kur po hidhen në treg partit politike, shqiptarët tashë janë tepër të vëmendshëm dhe nuk mund ta pranojnë diletantizmin euforik, pedantizmin sa për sy e faqe dhe paaftësitë e drejtuesve të kësaj force politikbërse.

Me këtë inskenim politik po përshkohet edhe fushata elektorale në Maqedoni duke elaboruar premtime fantazmash, që ajo kurrë nuk i bëri realitet. Shqiptarët nuk mund të gënjehen nga ky “teatër politik”, sepse e dinë mirë se sa i realizoi programet qeverisëse kur kjo forcë është në pushtet gjatë këtyre viteve. Kështu tashë populli shqiptar në Maqedoni ka të drejtën legjitime për të hapur një kapitull të ri vlerash, në zgjedhjet parlamentare, të vendos përfaqësues, udhëheqës njerëz të drejt dhe të moralshëm, me vizion të plot, që të na përfaqëson neve si shqiptar në Parlamentin e Maqedonis.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme