Qëlluan me armë nga jahti në Palasë, ndalohen 4 persona pas dy orësh ndjekje. Njëri u hodh në det

Mbrëmjen e së dielës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri nga një jaht që lundronte në Palasë. Njoftimi, i cili erdhi rreth orën 21:00, vuri në lëvizje Policinë Kufitare, Delta Force dhe FNSH që nisën një operacion prej dy orësh për kapjen e mjetit lundrues.

Pasi ia dolën ta shoqëronin jahtin në kalatat e Porto Palermos, policia ka ndaluar 4 persona që ndodheshin në bord.

Sipas burimeve, janë ndaluar B. Çela, A.Kastrati, H. Noku dhe L.Haso.

Bëhet me dije se jahti fillimisht kishte marrë drejtimin për në Greqi, por më pas ndryshoi kurs. Gjatë ndjekjes, njëri prej personave në bord u hodh në det dhe u kap më pas nga Policia Kufitare.

Gjatë operacionit, dy nga personat që ndodheshin në bordin e jahtit, tentuan të afroheshin në breg me gomone për t’i ikur policisë. Por, pasi konstatuan praninë e efektivëve në tokë, ata u kthyen sërish drejt jahtit.

Sipas të njëjtave burime, në përpjekje për t’iu shmangur autoriteteve, jahti fiku dritat dhe vijoi lëvizjen në det.

Ende nuk dihen rrethanat pse kanë ndodhur të shtënat apo tentativa e personave të ndaluar për t’i shpëtuar policisë.

Mjeti lundrues i është nënshtruar kontrollit të imtësishëm nga forca të shumta policie, por ende nuk dihet se çfarë është gjetur.

The post Qëlluan me armë nga jahti në Palasë, ndalohen 4 persona pas dy orësh ndjekje. Njëri u hodh në det appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme