Gazetare: Linda Ebibi
Pacientët në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” ankohen se assesi nuk arrijnë të hyjnë në kohë për kontrolle mjekësore pasi mjekët shpesh i pranojnë pacientët që vijnë me njohje, ndërsa ka mjekë që nuk paraqiten në kohë në vendin e punës, shkruan Alsat.
Qytetarët, gjithashtu thonë se edhe pse kanë termine me prioritet përsëri mbesin të bllokuar duke pritur radhën. Qytetarët e qyteteve tjera kërkojnë të hapen Qendra Klinike edhe në qytete tjera që të mos detyrohen të vijnë në Shkup.
“Hynë pa rend, me lidhje kështu.. nuk shihet se kush si. Edhe të kesh termin, ai që ka lidhje ai do të hyjë, ky është problemi në Maqedoni. A prisni shumë për kontrolle për termine? Po, po pritet, pasi dikush ka termin të caktuar në orën 07 e gjysmë, ndërsa mjekja vjen në orën 09 e 15 minuta, gjithashtu një grua tregoi se ka pasur termin në orën 12:00, ndërsa mjekja e ka pranuar në orën 14:30”, tha një qytetare.
“Me cilat probleme ballafaqoheni këtu? Me gjithçka”, u shpreh një qytetar tjetër.
“A prisni shumë për kontrolle? Po presim. Për çka më shumë prisni? Edhe termine me pas përsëri pritet, edhe me prioritet përsëri pritet. Edhe me prioritet prisni? Po, edhe me prioritet isha para disa ditësh, në orën 08:00 dola prej shtëpisë, në orën 15:00 shkova në shtëpi”, theksoi një qytetar.
“Me probleme normale, me rrëmujë është Shkupi, e vetmja qendër klinike nuk ke ku të shkosh tjetër. A prisni shumë për rezultate apo kontrolle? Pritet, pritet, patjetër duhet të pritet nuk janë fajtorë mjekët, fajtore është shteti që nuk hap qendra tjera. Unë jam nga Manastiri dhe vij në Shkup”, tha një qytetar.
Më herët kryeministri Hristjan Mickoski tha se me marrjen e kredisë nga Britania e Madhe, një pjesë e parave do të ndahet për ndërtimin e spitalit të Kërçovës dhe Shtipit, ndërsa premtoi se do të bëhet edhe rikonstruimi i spitalit të Tetovës, si strategji për shpërndarjen e pacientëve dhe shmangien e përqendrimit të shërbimeve shëndetësore vetëm në Shkup. / Alsat.mk



