Zgjidhja për Çairin/ Mexhiti e Osmani dalin jashtë kufijve, njëri në Turqi e tjetri në Meksikë!

Gazetare: Ajnur Bafqari

Njëri me ekspert urbanizmi nga Turqia, e tjetri me arkitekt nga Meksika, kandidatët  për kryetarë të Çairit, duket se ja kanë mësy seriozisht që ta rregullojnë këtë komunë, shkruan Alsat.

I pari që e shpalosi të ashtuquajturin masterplanin për Çairin, ishte Izet Mexhiti nga radhët e VLEN, i cili tha se bashkë me ekspertin e urbanizmit nga Bursa, Bajram Vardar, do të sjellë praktikat e Stambollit e të Bursës, që pavarësisht dendësisë, janë të organizuara më së miri.

Mexhiti ka theksuar se bashkë me shqiptarin nga Shkupi, që jeton në Turqi, e që është urbanisti kryesorë i Bursës do të fokusohet te urbanizmi, komunikacioni dhe infrastruktura nëntokësore.

“Na duhen praktikat më të mira nga Stambolli dhe Bursa në Turqi, sepse dendësia që ka Çairi nuk ekziston në rajon, as në Evropë, as në Ballkan. Këtë e ka vetëm Stambolli, mund të ketë edhe Bursa dhe qytetet e mëdha. ..00:48 Neve na duhet më shumë zgjidhje për Dizhonin, Serovën dhe Gazibabën”, tha Izet Mexhiti, Kandidat i VLEN-it për kryetar të Çairit.

Menjëherë pas kësaj, pasoi një video e kandidatit tjetër nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani. Ai doli krah arkitektit nga Qyteti i Meksikës,  Michel Rojkind, i cili tha se bashkërisht do të realizojnë një vizion botëror për Çairin.
“Çairi Meriton më shumë se vetëm një rindërtim, Meriton një vision që do ta shndërrojë atë në një vend urban, modern, bashkëkohorë për të jetuar, dhe sot kam nderin që të bëjë këtë bashkëpunim me Michel Rojkind, një prej arkitektëve më me renome botërore”, u shpreh Bujar Osmani, Kandidat i BDI-së për kryetar të Çairit.

Premtimet për funksionalitet, modernizim e siguri  të Çairit, disa nga qytetarët nuk i kanë marrë seriozisht. Ata nëpër komente kanë theksuar se nevojiten projekte më realiste, e jo premtime përrallash./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme