“Qëndrimi i gjatë në pushtet ndikoi në rezultat”

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka bërë me dije se propaganda e madhe kundër PDK-së dhe të qenit gjatë në pushtet kanë qenë dy nga arsyet e rezultatit të dobët të kësaj partie në zgjedhjet lokale.

“Nuk e praktikoj shumë të jap komente për rezultatin e zgjedhjeve, por kjo është diçka që u ndodh të gjitha partive të cilat për një periudhë të gjatë janë në pushtet”, ka thënë Haliti në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, kur është pyetur për rezultatin e PDK-së në këto zgjedhje.
Ai ka theksuar se edhe koalicioni i përbashkët për zgjedhjet e përgjithshme nuk ka funksionuar për zgjedhjet lokale dhe kjo ka pasur koston e vet.
Haliti ka thënë se PDK-së i duhet një analizë e thellë për të parë se çka nuk ka funksionuar te struktura e saj.
Deputeti i PDK-së ka vlerësuar se nëse është nevoja, edhe strukturat qendrore të kësaj partie duhet ta marrin përgjegjësinë që u takon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme