Pamje të tmerrshme tregojnë se qentë dhe macet janë duke u djegur për së gjalli për tu shitur në “tregjet ekstreme të mishit” të Indonezisë.
Ata janë në mesin e mijëra kafshëve, shpesh kafshëve të grabitura nga pronarët e tyre, të futur në kafazë të vegjël duke u vrarë në kushte mizore.
Pamjet e marra në fshehtësi në dy tregjet më famëkeqe të Indonezisë – Tregu Tomohon Extreme dhe Tregu Langowan, ekspozojnë vuajtjet e tmerrshme që kafshët pësojnë vazhdimisht.
Pamjet makabre tregojnë qartë fëmijët e vegjël, që mendohet të jenë midis dy dhe dhjetë vjec duke parë si kafshët rrihen deri në vdekje.
“Pa dyshim, fëmijët që dëshmojnë për rrahjen e rëndë të qenve në tregjet dhe rrugët e Indonezisë, ngjarje shumë të ngarkuara traumatike, do të përjetonin efekte negative afatgjata”, tha një aktivist i mbrojtjes së kafshëve.