Qeveria e çon te tri ministri të veta Projektligjin e Thaçit për ushtrinë

Zyra e Kryeministrisë ka njoftuar se ekzekutivi e ka shpërndarë për komente në tri dikastere të veta Projektligjin e propozuar nga presidenti Hashim Thaçi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, pas pranimit në procedurë të rregullt nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të propozuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përcjellur dokumentacionin e nevojshëm në Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministrinë e Financave, për të marrë opinionet përkatëse”, thuhet në njoftimin për media të Qeverisë.

“Në përputhje me procedurat e parapara, dikasteret kompetente të Qeverisë do të japin opinionet e tyre, do të përgatisin deklaratën e ndikimit buxhetor si dhe deklaratën e përafrimit me legjislacionin e BE-së të këtij Projektligji”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Koha Ditore ka shkruar sot se si mungesa e koordinimit me ndërkombëtarët nuk është problemi i vetëm që e ka përcjellë inicimin ligjor të presidentit Hashim Thaçi për ta transformuar në ushtri Forcën e Sigurisë (FSK). Problemi tjetër ka të bëjë me procedurën.

Kur dy ditë më parë presidenti i ka dhënë start iniciativës, ai e ka dërguar në Kuvend vetëm Projektligjin për FSK-në. Përpos një letre përcjellëse, nuk i ka bashkëngjitur diçka më shumë këtij dokumenti. Rregullorja e punës së Kuvendit kërkon shumë më shumë se kaq. Neni 54 i Rregullores precizon kushtet e parashtrimit të një projektligji nga palët e autorizuara, sikur është kreu i shtetit, Qeveria, deputetët dhe 10 mijë zgjedhës.

Më shumë detaje rreth kësaj mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme