Brenda dhe rreth objekteve të Qeverisë së Kosovës do të mbillen kaktuse e pallma.
Edhe lule fiku ka porositur Ministria e Administratës Publike për ti zbukuruar ambientet e punës së ekzekutivit të vendit të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, shkruan Infokusi.
Të gjitha lulet duhet të jenë të gjalla dhe do ti kushtojnë buxhetit të shtetit hiq më pak se 30 mijë euro.
Kështu parashihet në tenderin e hapur nga kjo ministri, të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik.
Në baze të njoftimit të publikuar kompanitë kanë kohë të aplikojnë deri në fund të muajit mars, ndërsa furnizimi duhet të bëhet për 3 vite.
Lista e luleve të porositura:
Pallma Areca pot 28 lartesia – 1.80 m
Anthurium mix pot 21 lartesia – 0.70m
Begonie Dabell lartesia mix – 0.30m
Dracena 3 Stam lartesia – 1.80m
Fikus Benjamin lartesia- 1.80m
Sanpaulia – lartesia 0.25m
Pahira lartesia – 1.80 m
Bonzai spirale lartesia – 2.0m
Zamikullas lartesia 1.40 m
Yucca 3 Stam lartesia 1.80 m
Yucca Branq lartesia 1.80 m
Schefler lartesia 1.80 m
Cactus lartesia 0.20 m
Phanalopsis mix lartesia 0.70 m
Phonix Robellini lartesia – 1.80m
Gardenje lartesia – 0.30m
Coedium big plans lartesia 1.80 m
Kallanhovea lartesia 0.30 m
Dendrobium lartesia 0.60 m
Epiperim Stam lartesia – 1.80m