Qeveria e Malit të Zi uron qytetarët e Kosovës për mundësinë e liberalizimit të vizave

Qeveria e Malit të Zi i ka uruar qytetaret e Kosovës për mundësinë e liberalizimit të vizave

Pajtimi për t’i dhënë rrugë marrëveshjes së demarkacionit, erdhi pas vizitës dy ditore të kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq.

‘’Përgëzojmë miqtë tanë, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin si dhe qytetarët e Malit të Zi për liberalizimin e vizave. Ne kemi bërë punë të shkëlqyeshme në interes të qytetarëve të vendeve tona”, shkruajnë nga Qeveria e Malit të Zi.

Në një konferencë të përbashkët për media, të kryemnistrit Markoviq dhe Haradinaj, kryministri malazias tha se do të tregojnë edhe njëherë se sa miqësorë janë ndaj Kosovës, duke u ndihmuar rreth demarkacionit, edhe pse Mali i Zi e ka ratifikuar në Kuvendin e tij.

Ndërsa sot, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar para gazetarëve marrëveshjen e përbashkët për demarkacionin, me presidentin e Mali të Zi.

Gjithashtu edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur deklaratën e përbashkët në mes të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviq. Ai thotë se kjo Marrëveshje në formën e aneks-marrëveshjes “si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme