Kërkesat e sindikatave janë të pranueshme për Qeverinë, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Millan Zhivkoviq, këshilltari i kryeministrit për punë dhe politikë sociale. Siç thotë ai, pothuajse të gjitha kërkesat janë tashmë pjesë e programit të Qeverisë.
– Advertisements –
“Qeveria ka qenë gjithmonë në krah të punëtorëve. Sa i përket pagës minimale prej 18.000 denarëve, në programin e Qeverisë thuhet se deri në fund të mandatit do të jetë 20.000 denarë. Sa i përket ditës së diel jopune , është edhe një angazhim programor i Qeverisë…, besojmë se më 01.01.2022 do të jetë fillimi i ditës së dielë jo pune”.