Qeveria “fajëson” tenderët për keqqeverisjen

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten programin për reforma në ekonomi referuar periudhës 2017-2019, dokument në të cilin e ka pranuar se prokurimi publik përbën një fushë që e karakterizon mungesa e transparencës dhe që, në veçanti, është e rrezikuar nga korrupsioni. Kjo, dhe faktorë të tjerë, janë identifikuar si barriera të rritjes ekonomike

Programi përbën bazën e dialogut të strukturuar mbi qeverisjen ekonomike, që zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit institucional në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Çështja e korrupsionit është problematizuar në kapitullin që flet për menaxhimin e financave publike. Aty është theksuar se prokurimi publik në Kosovë përbën një gamë të gjerë të shpenzimeve të parasë publike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme