Qeveria hesht për ndërprerjen e punimeve te Ura e Ibrit

Qeveria e Kosovës ka zgjedhur t’i përgjigjet me heshtje vendimit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Goran Rakiq për ndërprerjen e punimeve në urën e Ibrit dhe sheshin “Mbreti Petar” në veri të Mitrovicës.
Pretekst për ndërprerjen e punimeve në katër vjetorin e arritjes së “Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë u përdorën disa incidente të ndodhura në Mitrovicë, shkruan sot Koha Ditore.

I fundit ishte të mërkurën, kur persona të panjohur sulmuan një serb me ç’rast viktima pësoi lëndime të lehta trupore.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka kërkuar që për ndaljen e punimeve t’i drejtohemi Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, si palë nënshkruese për realizimin e projektit me Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Por Ministria e Ambientit, sikurse edhe Zyra e kryeministrit nuk kanë janë përgjigjur në pyetjet e gazetës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme