Zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu, në emisionin Fakt Plus me Leotrim Berishën ka thënë se opozita duhet t’i qaset ndryshe demarkacionit. Ai kërkuar nga opozita që të pranojë ftesën e kryeministrit Isa Mustafa për të dialoguar për çështjen e demarkacioni.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e vendosur për të ratifikuar versionin aktual të demarkacionit. E, po ashtu shprehet se Lista Serbe do të votojë atë.
Duke i mohuar zërat se për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura, Qeveria po bën pazare me Beogradin, paralajmëron se vitin e ardhshëm Kosova do të bëhet me Ushtri.