Qeveria merr vendimin, emërohet zëvendësministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë (EMRI)

Hantin Bonati është emëruar të enjten në detyrën e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në bazë të vendimit të marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Bonati është propozuar nga Kryeministri Edi Rama.

Vendimi në fjalë hyn në fuqi menjëherë, sanksionon dokumenti i qeverisë.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Hantin Bonati emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme