Qeveria premton sërish deponi të re

Gazetar: Miki Trajkovski

Ministri i Mjedisit, Naser Nuredini, siguron se deponia rajonale, ku Struga dhe Ohri, Dibra, Kërçova dhe disa komuna të tjera më të vogla do të duhet të bartin mbeturinat në të ardhmen, do të jetë gati deri në vitin 2024. Për më tepër, për këtë qëllim do të duhet të kërkohet një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ligji për kredinë është në procedurë parlamentare. Shteti ka vite që paralajmëron ndërtimin e deponive rajonale, por zgjidhja çalon dhe mbetet vetëm në letër.

“…Pres që në vendin tonë deri në fund të vitit 2024 të përfundojë, dhe nga viti 2024 të mos flasim për deponitë jolegale. Fatkeqësisht, ne nuk mund të ndërtojmë deponi brenda natës. Tani do të kemi mundësi financiare dhe me këtë do të investojmë në të gjithë vendin. Pra deri në vitin 2024 duhet të përfundojnë të gjitha procedurat për dokumentacionin dhe paratë e siguruara? Jo – edhe të ndërtohen. Ndoshta njëra do të zgjasë më shumë, por shumica prej tyre të fillojnë”, tha Naser Nuredini-Ministër i Ekologjisë.

Por, sipas aktivistëve civilë, ky premtim i qeverisë vështirë se do të realizohet duke pasur parasysh ritmin e ngadaltë se si kanë ecur deri tani gjërat.

“Nëse ne vazhdojmë të mos punojmë për zgjidhjen e këtij problemi, siç ka qenë deri më tani, atëherë deri në vitin 2034 nuk do ta zgjidhim këtë problem. Këtu mendoj se problemi më i madh është mos gjetja e financave, sepse ka mundësi që ajo deponi të ndërtohet në disa mënyra, qoftë përmes fondeve evropiane, qoftë me financa nga disa kompani private me të cilat do të bëhej partneritet publik privat. Por, ajo që na ka munguar deri tani ishte dëshira, vullneti politik dhe energjia për të zgjidhur këtë problem”, deklaroi Gligorie Qatoski-iniciativa qytetare “Mjaft është”.

Në fshatin Novaci të Manastirit është planifikuar të ndërtohet deponia rajonale për rajonin Jugperëndimor dhe të Pellagonisë, ndërsa në të gjitha komunat tjera do të ndërtohen stacione transferimi, të blihen kontejnerë dhe kamionë. E njëjta gjë vlen edhe për deponitë rajonale, që duhet të ndërtohen në pjesë të tjera të vendit. Deponitë afër Strugës dhe Ohrit funksionojnë ilegalisht. Aty hidhen çdo ditë qindra ton mbeturina nga më të ndryshmet, dhe pavarësisht asaj se sipas rekomandimeve të UNESCO-s, ato duhej të mbylleshin deri në fund të vitit 2020./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme