Qeveria reagon ndaj ndalimit të Haradinajt

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze me urdhërarrest të Serbisë.

Qeveria, në këtë reagim thotë se këto aktakuza janë të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha dikasteret kompetente të saj po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme