Qeveria rishikon buxhetin, përcakton bonusin e pranverës për pensionistët! Shpërblim fundviti edhe për familjet me ndihmë ekonomike, ja si do bëhet ndarja

Qeveria ka rishikuar buxhetin, duke përcaktuar një bonus pranvere për pensionistët.


Ata që kanë pensionin deri në 20 mijë lekë të rinj do të marrin një bonus prej 10 mijë lekësh, ndërsa ata që e kanë pensionin mbi 20 mijë lekë të rinj do të përfitojnë 5 mijë lekë të rinj.

Për këtë sasi parash do të krijohet një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë për pensionistët, ku do të transferohen 6.3 miliardë lekë për garantimin e bonusit të pranverës.

Gjithashtu do të ketë shpërblime prej 15 mijë lekësh për familjet me ndihmë ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar, si dhe kujdestarët e tyre.

Për bujqësinë, do të alokohet një fond shtesë prej 1.4 miliardë lekësh, ndërsa për bashkitë do të sigurohen 1.6 miliardë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme