Qeveria shkarkon Vllado Buçkovskin si përfaqësues të posaçëm për bisedimet me Bullgarinë

 

Qeveria në seancën e sotme e ka shkarkuar Vllado Buçkovskin nga detyra e përfaqësuesit të posaçëm të Maqedonisë në bisedimet me Bullgarinë për tejkalimin e kontestit. Shkarkimi i Buçkovskit në seancë ka kaluar nën pikën “Zgjidhje kadrovike”. Për momentin nuk tregohen arsyet e shkarkimit. Ish kryeministri Buçkovski në këtë detyrë u emërua ka fundi i vitit 2020. Ai udhëtoi shumë herë në Bullgari në takime me autoritetet e atjeshme ku ka dhënë mendimet dhe propozimet  e tija si të tejkalohet kontesti mes dy vendeve.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme