Gazetare:Fatlume Dervishi
hje për organizimin e zgjedhjeve në vitin 2016 që nënkuptonin dalje nga kriza politike e asaj kohe, megjithatë, u konsiderua i panevojshëm më vonë.
Në një debat televiziv ish kryeministri Zora Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e kishin zhvilluar në prag të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, ishin pajtuar për shfuqizimin e saj.
Mickoski: A jeni i sigurt se nuk duhet të ekziston?
Zaev: Nuk duhet të ekziston. Tani thuhet dhe është mirë të qartësohemi.
Mickoski: Mos e kërkoni pastaj kur të mbeteni në opozitë? Të mos bëni cirk.
Zaev: Qëndrimi im është se nuk duhet të ketë Qeveri të Përzhinos. Urdhëroni thoni qëndrimin tuaj.
Mickoski: Që kur ishte bërë kisha deklaruar se nuk duhet të ketë Qeveri të Përzhinos
Zaev: Por pse e kërkoni?
Mickoski: Sepse ju jeni Qeveri nga e cila populli nuk ka besim kur organizon zgjedhje.
Më vonë, edhe ish kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk pajtohej me konceptin e Qeverisë teknike, por kishte thënë se shfuqizimi i saj është çështje konsensusi.
Në nismë konkrete në Kuvend u dorëzua në vitin 2022 nga VMRO-DPMNE-ja, por nuk u vu asnjëherë në rend dite. Në vitin 2023, BDI-ja bëri thirrje të shfuqizohet modeli i qeverisë teknike edhe pse një vit më herët nuk u arrit konsensus.
Qëllimi, kur u prezantua si instrument në vitin 2016, ishte organizimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Gjatë krizës politike në atë kohë, në Maqedoni ishte edhe eksperti i sundimit të ligjit i Komisionit Evropian, Rejnhard Priebe, i cili arriti në përfundimin se shteti është i kapur dhe dha rekomandime për reforma.
Më vonë qeveria teknike filloi të keqpërdoret. Në periudhën e kryeministrit teknik Talat Xhaferi ai njëkohësisht ishte edhe deputet, edhe pse llogaritej si shkelje kushtetuese.
Qeveria teknike nuk ka kapacitet politik për të ndërhyrë në situata krize për shkak të kompetencave të kufizuara që ja jep ligji. Ajo nuk mund të marrë vendime të rëndësishme që nuk kanë lidhje me organizimin e zgjedhjeve.
Sipas Ligjit për Qeverinë, një qeveri e re teknike ose kalimtare formohet njëqind ditë para zgjedhjeve. Në të, kryeministri vjen me propozim të qeverisë aktuale, dhe në pesë ministri, të cilat u përcaktuan si kyçe, janë përgjegjës kuadro edhe nga opozita dhe qeveria. Kur ministri është nga njëra parti, zëvendësministri shtesë është nga partia tjetër dhe anasjelltas. Rasti i tillë është me Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Politikës Sociale, Financave, Administratës dhe Bujqësisë. Puna e ministrave dhe zv.ministrave shpesh bllokohet, për shkak të nënshkrimeve të lidhura. Qeveria e parë teknike u drejtua nga kryeministri teknik Emil Dimitriev. Mandati i tij, në vend se 100 ditë, u zgjat për më shumë se një vit, për shkak se palët nuk merreshin vesh për datën e zgjedhjeve të reja. Para zgjedhjeve të vitit 2020, qeveria teknike u drejtua nga Oliver Spasovski. Edhe në këtë rast, mandati i Spasovskit u zgjat për shkak të pandemisë. Kryeministri i tretë teknik ishte Talat Xhaferi, 100 ditë para zgjedhjeve të vitit 2024. / Alsat.mk



