Qeveria e Kosovës u ka vazhduar bashkëatdhetarëve, deri më 31 dhjetor të 2022-ës, mbulimin e polisave kufitare.
Këtë e bëri të ditur kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë, përcjell Klankosova.tv.
Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ky vendim i takon pakos së ringjalljes ekonomike, dhe duhet të vazhdohet meqë është vit i ri fiskal.
Sipas Muratit ky mbulim pritet të ndodhë deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për këtë çështje.