Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka siguruar shiritat TOT, pajisje të cilat shërbejnë për rregullim të urinimit të pakontrolluar.
Deri tani, ky shërbim është kryer rrallë në pamundësi të blerjes së tyre nga ana e pacientëve.
Sipas QKUK-së, Klinika e Urologjisë ka ekip të përgatitur dhe trajnuar për ta kryer këtë shërbim, andaj pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim mund të drejtohen tek klinika e lartpërmendur.
Urinimi i pakontrolluar që njihet si (stres incontinenca urinare), ka filluar të trajtohet me shumë sukses , përderisa QKUK ka siguruar shiritat e TOT që mundësojnë korrigjimin e saj.