QMF në Qendrën e Studentëve, pas 11 vjetësh

QMF në Qendrën e Studentëve, pas 11 vjetësh

Pas gati njëmbëdhjetë vjetësh është funksionalizuar Qendra e Mjekësisë Familjare në Qendrën e Studentëve, raporton KTV.

Studentët e kanë mirëpritur hapjen e saj, ndonëse e kanë vlerësuar si të vonuar.

Komuna e Prishtinës, e cila investoi rreth 5 mijë euro për rregullimin e saj, vazhdimisht kishte thënë se stafi mjekësor është sfidë për ta kthyer këtë qendër në shërbim të qytetarëve.

Kryetari Shpend Ahmeti ka deklaruar se edhe tash, për të njëjtën arsye, qendra do të punojë vetëm në ndërrimin e paradites.

Rikthimin e kësaj qendre në funksion, e kanë mirëpritur edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, dhe drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme