Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 07:30 të 30 gushtit, në vend u regjistruan gjithsej 27 zjarre në ajër të hapur, me tetë vatra që mbeten aktive.
Sipas raportit të fundit nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), zjarret aktive janë përhapur në komunat Resnjë, Saraj, Petrovec, Jegunovcë, Çashkë, Prilep dhe Bogovinë, ku zjarret po prekin pyje të përziera dhe të ulëta, bimësi, deponi dhe zonën pranë kazermave të Prilepit.
Në të njëjtën kohë, dy zjarre të mëdha janë vënë me sukses nën kontroll – zona midis Gostivarit dhe Makedonski Brodit, si dhe zjarri mbi fshatin Paligrad në Komunën e Studeniçanit.
Ekipet në terren gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit arritën të shuajnë 17 zjarre në disa rajone, duke përfshirë Manastirin, Dollnenin, Prilepin, Strumicën, Strugën, Kumanovën, Shtipin dhe disa komuna të Shkupit.
Komanda Qendrore vazhdon të monitorojë vazhdimisht situatën e krizës dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të jashtëzakonshëm dhe të respektojnë ndalimin e ndezjes së zjarreve në ambiente të hapura.
“Tetë zjarret aktive kërkojnë koordinim të vazhdueshëm dhe angazhim të të gjitha burimeve të disponueshme në terren për të parandaluar përhapjen e tyre të mëtejshme”.
The post QMK: 27 zjarre të regjistruara në 24 orët e fundit, tetë ende aktive appeared first on Alsat.



