Gazetare: Melihate Rustemi
Qendra për Menaxhim me Kriza ka nisur një cikël trajnimesh në institucionet publike me qëllim përgatitjen e stafit për të reaguar në minutat e para të shpërthimit të ndonjë zjarri, përpara se të mbërrijnë ekipet e shpëtimit. Në spitalin geriatrik “13 Nëntor” simulimi i një zjarri u realizua me sukses.
“Kësi lloj trajnime planifikojmë të bëjmë edhe në institucionet tjera, në shkolla të mesme, shkolla fillore dhe institucione tjera publike për trajnimin e stafit. Nëqoftëse vonohen zjarrfikësit të jenë të gatshëm të ndihmojnë pacientët apo në shkolla fillore dhe të mesme të ndihmojnë nxënësit”, deklaroi Muhamed Ali, drejtor Qendrës për Menaxhim më Kriza.
Sipas drejtoreshës së spitalit, Lençe Neloska sfida më e madhe për këtë institucion është evakuimi i pacientëve të cilët janë me sëmundje specifike, ku shumica janë të palëvizshëm.
“Ne kemi plan për ballafaqim me kriza kur bëhet fjalë për institucionin tonë. Ajo që është sfidë e madhe për këtë institucion është lloji i pacientëve që akomodohen këtu”, tha Lençe Neloska, drejtore e Spitalit geriatric “13 nëntori”z
Nga ana tjetër, drejtuesit e komunës Gjorçe Petrov sigurojnë se objektet arsimore janë të pajisura me mjetet e nevojshme mbrojtëse dhe elaborate të miratuara për çdo emergjencë.
“Përveç objekteve tjera në komunë, çerdhet dhe shkollat fillore plotësojnë të gjitha kushtet sepse me kohë janë bërë kontrolle. Kanë elaborate për evakuim, pajisjet mbrojtëse ndaj zjarrit ndërsa ne si komunë kemi shtabin tonë të krizës që intenzivisht po e pajisim”, theksoi Aleksandr Stojkoski, kryetar i Komunës Gjorçe Petrov.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se të gjitha trajnimet bëhet në bazë të kërkesave të institucioneve publike./Alsat.mk.



