Segmenti Trebenishtë–Qafë Thanë mbetet jashtë planit

Gazetar: Miki Trajkovski

Pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski se ndërtimi i segmentit Trebenishtë-Qafë Thanë në kuadër të Korridorit 8 do të mbetet jashtë planit për shkak të siç tha vërejtjeve të UNESCO-s, nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore thonë për Alsat se po presin përgjigje përfundimtare nga UNESCO.

“Ende pritet vendimi i UNESCO‑s, nga i cili më tej do të varen të gjitha hapat e ardhshëm në lidhje me ndërtimin e një pjese të Korridorit 8. Ndërkohë, aktualisht po zhvillohen aktivitetet që lidhen me ndërtimin e seksioneve dhe në kuadër të tyre mbahen debate publike në komunat e përfshira me projektin”, deklaruan nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

  • Ende pritet vendimi i UNESCO-s
  • Vazhdojë aktivitetet për ndërtimin e seksioneve në kuadër të Korridorit 8

Struganët, nga ana tjetër, janë të zhgënjyer nga këto njoftime të kryeministrit. Ata thonë se Struga me këtë qëllimisht po lihet mënjanë.

“Mendoj se duhet të ndërtohet ai seksion. Çfarë do të sjellë kjo? Vërtet nuk e di”, u shpreh një qytetar.

Edhe pse kryetari i Strugës Mendi Qyra dje personalisht në vendngjarje e dëgjoi deklaratën e Mickoskit, nga Komuna e Strugës sot thonë se realizimi i seksionit Trebënisht – Qaf Thanë është i domosdoshëm dhe duhet të vazhdojë.

“Institucionet duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe të përgjegjshme, me qëllim që të sigurohet një zgjidhje që do t’i harmonizojë nevojat zhvillimore me rekomandimet e UNESCO‑s. Pikërisht kjo ishte tema e takimit të nivelit të lartë në UNESCO në Paris, gjatë muajit shkurt, ku mori pjesë edhe kryetari Mendi Qyra. Komuna e Strugës ka dhënë mendim të qartë dhe të paekuivok pozitiv sa i përket realizimit të këtij projekti. Ky mendim iu dorëzua Ministrisë së Mjedisit Jetësor”, thanë nga Komuna e Strugës.

  • Zgjidhje që do harmonizojë nevojat zhvillimor me rekomandimet e UNESCO-s
  • Projekti duhet të realizohet

Nga komuna thonë se zbatimi i tij është me rëndësi thelbësore për të ardhmen e rajonit. Nesër në Strugë, me iniciativë të kompanisë Bechtel&Enka, do të organizohet një debat publik këshillues me qytetarët e disa vendbanimeve të Strugës, me qëllim pjesëmarrjen e tyre aktive në procesin e përgatitjes së dokumentacionit të projektit./ Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme