QMK: Shtatë zjarre në hapësira të hapura, pesë ende aktive

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se janë regjistruar gjithsej shtatë zjarre në hapësira të hapura në territorin e vendit. Nga këto, pesë zjarre janë ende aktive, ndërsa dy janë vënë nën kontroll. Zjarret aktive janë përfshirë kryesisht nga vegjetacioni i ulët dhe janë të përhapura në disa komuna. Në Komunën e Gostivarit, flakët janë paraqitur në afërsi të urës së Gjonovicës, ku po digjet vegjetacion i ulët dhe një deponi mbeturinash. Zjarr aktiv është regjistruar edhe në fshatin Rankovcë të Komunës së Rankovcës, si dhe në fshatin Ketenovë të Komunës së Kratovës, ku përveç vegjetacionit të ulët dhe shkurreve, është përfshirë edhe pyll i përzier. Zjarre aktive ka edhe në Komunën e Manastirit si dhe të Komunës së Staro Nagoriçanit. Dy zjarret e vëna nën kontroll ndodhen në kufirin mes Komunës së Vinicës dhe Komunës së Zërnovcit si dhe në varrezat e qytetit të Negotinës, ku është përfshirë vegjetacion i ulët. Qendra për Menaxhim me Kriza u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta dhe të shmangin çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarr në natyrë.

The post QMK: Shtatë zjarre në hapësira të hapura, pesë ende aktive appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme