Analisti politik, Vigan Qorrolli në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se në rast se koalicioni parazgjedhor bie me Kadri Veselin atëherë bie edhe Ramush Haradinaj.
Qorrolli ka thënë se justifikimi 2 mujor, kjo për shkak të bojkotit të koalicionit PAN, është i kotë.
“Ka konsensus për Haradinaj por jo për Veselin, LDK është e vetëdijshme që ka rrjedha brenda saj, është rasti i Teuta Rugovës”, ka thënë ai.
Sipas Qorrollit, faktorizimi i papritshëm i Behgjet Pacolli është sikur të hash me dy lugë.
“Pacolli po han me dy lugë, një herë takim me Kurtin pastaj me Haradinaj, i ka mbet vetëm edhe Veseli siç duket që nuk u takua”, ka thënë ai.
Pacolli, sipas tij, po lobon për ta marrë me vete pjesën e mbetur të LDK-së, por që nuk po ia del.
Sipas, tij ka intenca që edhe LDK-ja të shkojë me PAN-in.
“Këtu mund të aktivizohet edhe Quinti. Kemi deklaratën e Delawies në njërën anë dhe të ambasadores gjermane se një qeveri me 61 vota në total nuk është qeveri stabile. LDK-ja e ka vështirë që të ndryshojë qëndrimet brenda natës siç kushtimisht mund ta bëjë Pacolli, por nuk përjashtohet mundësia që edhe LDK-ja të bashkohet me PAN-in”, ka thënë Qorolli, teksa ka shtuar se në anën tjetër nëse LDK-ja do të kemi një qeveri jetëshkurtër.
© KOHA.