Aktori i spektaklit të humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, ka “shpërthyer” në akuza ndaj aktorit Agron Llakaj.
Ka qenë një skeç në emisionin “Al Pazar”, ku aktorët kanë imituar emisionin “Përputhen” dhe në një moment Agron Llakaj i është drejtuar aktorit që luante personazhin e Arian Konomit me fjalën “pederast”, ajo që ka sjellë reagimin e ashpër të Veleshnjas.
Aktori i “Portokalli-së” u shpreh në “Shqipëria Live” se Agron Llakaj i bën ato humore sepse aq e ka kapacitetin, dhe “kërcënoi” Llakajn se edhe ata dinë disa gjëra për të.
© SYRI.net