QUINT-i: Të ndërpritet frikësimi dhe detyrimi i serbëve për të votuar në mënyrë të caktuar

Ambasada Franceze, Gjermane, Italiane, ajo e Mbretërisë së Bashkuar dhe e SHBA-ve në Kosovë, kanë reaguar pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në vend në komunitetin serb, raporton “Zeri.info”.

Përmes një deklarate të përbashkët shtete e QUNT-it, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejt, por kanë lënë të nënkuptojnë që i kanë kërkuar Serbisë që të distancohet nga kjo situatë.

Sipas tyre, askush nuk duhet ta detyrojë askënd që të votojë në mënyrë të caktuar, pasi që sipas tyre, veprimet e tilla janë krejtësisht të papranueshme, raporton “Zeri.info”.

 

“Ftojmë të gjithë ata që janë të përfshirë në aktivitete të tilla ti ndërpresin ato dhe i bëjmë thirrje autoriteteve dhe policisë së Kosovës që ti hetojnë këto raste në plotni”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Deklarata e plotë e ambasadës Franceze, Gjermane, Italiane, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

Ditëve të fundit, përfshirë edhe sot, kemi marrë një numër të konsiderueshëm të raportimeve shqetësuese lidhur me përpjekjet për të pasur ndikim përmes frikësimeve dhe kërcënimeve mbi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.

Në veçanti, duket se ekziston një gatishmëri për të frikësuar dhe detyruar pjesëtarët e komunitetit Serb të Kosovës që të votojnë në mënyrë të caktuar.

Veprimet e tilla janë krejtësisht të papranueshme.

Ftojmë të gjithë ata që janë të përfshirë në aktivitete të tilla ti ndërpresin ato dhe i bëjmë thirrje autoriteteve dhe policisë së Kosovës që ti hetojnë këto raste në plotni.

Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ta kenë të drejtën që pa kërcënime, ndikime dhe frikë të votojnë ashtu siç ua merr mendja.

Këto zgjedhje janë një mundësi për qytetarët e Kosovës ti zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Vetëm qytetarët e Kosovës kanë këtë fuqi dhe përgjegjësi.

Si pjesë e komunitetit ndërkombëtarë, ne do të punojmë me këdo që përzgjidhni ju.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme