Gazetar: Adnan Qaili
Dy miniera të thëngjillit aktive dhe një tjetër pritet të hapet për disa muaj. Me këtë gatishmëri, TEC Manastiri mund të vihet në funksion të plotë për energji elektrike, shkruan Alsat.
Nga Elektranat e Maqedonisë thonë se me rinovimin e sistemit të dërgimit të thëngjillit nga minierat deri tek termocentrali, kostoja është ulur në 11 euro për ton, ndërkohë që remonti i tre blloqeve ka rritur efikasitetin prodhimit.
Megjithë këto deklarata premtuese, faturat tona vazhdojnë të rriten, dhe çdokush bart frikën për kufizime të mundshme pas vitit të ri.
“Më së liri është prodhimi vendor, i cili tani është me ulje të dukshme të shpenzimeve pas kemi angazhuar ekskavatorë. Sistemet janë koordinuar sipas projektit të minierave.
Këtë vit kemi koston më të ulët të prodhimit të thëngjillit nga dekada e fundit”, tha Vasko Kovaçevski, Drejtor i EMV-së.
“Nga 2011 ishte 12 euro për ton, pastaj lëvizte 16-14 euro për ton, sivjet kemi më të ulët koston e prodhimit 11 euro për ton. Kemi arritur ti ulim shpenzimet sepse gërryejmë thëngjillin vendor i cili në 9 muajt e parë është 5-6 herë më e lirë se sa ta blejmë nga shtetet fqinje. Andaj çmimi i energjisë elektrike ka rënë në 58 euro për MË/h që në fund i shitet furnizuesit universal”, u shpreh Lupço Kizhevski, Drejtor i prodhimtarisë në TEC-Manastir.
Përgjegjësit e ESM dhe TEC-Manastirit thanë se për momentin punon Blloku 2, ndërsa blloku 1 është në përfundim të riparimit dhe pritet të lëshohet në funksion deri më fund të javës.
Por, sipas drejtorit deri në fund të muajit pritet të vijë edhe transformatori i djegur i Bllokut 3 që gjatë nëntorit të rikthehet në punë.
Por vendi ynë vazhdon të blejë thëngjill nga Greqia dhe Shqipëria, pasi qymzri i vendit tonë nuk është me fuqi të lartë djegëse për të përmbushur prodhimin maksimal të energjisë elektrike.
“Rreth 230 MËh energji elektrike po prodhohen për momentin në TEC Manastir pasi që po funksionon vetëm njëri nga tre blloqet e këtij termocentrali. Nëse do të punonte me kapacitet të plotë do prodhonte rreth 650 MË/h që do të ishte e mjaftueshme për konsumatorët e amvisërisë. Në rastet kur thëngjilli nuk është me kalori të mjaftueshme për të përmbushur fuqinë e tri kaldajave atëherë në funksion vihet edhe përdorimi i mazutit që po ashtu do të importohet”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.
Por, kjo nuk garanton ulje të faturave për konsumatorët në amvisëri apo industrinë, pasi KRRE-ja deri në fund të vitit pritet të rishikojë çmimet pas shqyrtimit të kapaciteteve të prodhimit vendor dhe importit të rrymës.
Nga Elektranat thonë se rritje do të ketë në të gjithë Evropën kështu që edhe ne Maqedoni mund të ketë lëvizje çmimesh por për bllok-tarifën 3 dhe 4 që kategorizohen si konsumuesit më të mëdhenj.
Nga ana tjetër, Qeveria as sivjet nuk arriti të kalonte në funksionimin me gaz, plan i cili në të tri blloqet pritet të realizohet në 10 vitet e ardhshme./ Alsat.mk