Gazetar: Bashkim Sulejmani
Shtrenjtimet zbrazën xhepat e qytetarëve. Për pjesën më të madhe pushimet në bregdet këtë vit përbëjnë luks pasi mezi ia dalin në sigurimin e nevojave bazë.
“Fatkeqësi, gjithë kanë nga pak por për pushime nuk ka, mjafton të kemi për ta kaluar muajin, më tepër s`di çka t them” – banor.
“Unë jam pensionistë s’kam sa duhet do të rri këtu. Mjafton fëmijët të shkojnë pak” – banor.
“Për mua bregdeti është Tetova, sepse jetoj në perëndim dhe dua pushimet këtu t`i bëj. Para ndoshta ka por shumë shtrenjtë janë. Më lirë kushton të shkosh Kopenhagë Antalia se sa nga Shkupi në Antalia. Shumë më lirë kushton kjo është sipas tregtarëve që blejnë aranzhimet por edhe zhvatje bëhet këtu” – banor.
Por edhe përkundër ankesave të shumta për krizë tek qytetarët, agjencitë turistikë janë përplot rezervime. E bregdeti më i kërkuar mbetet Turqia dhe Shqipëria.
“Më i kërkuar ngelet edhe këtë vit, bregdeti i Turqisë, edhe pse e kemi qejf të kërkojmë pak zbritje. Ka interesim dhe tashmë kanë filluar ende më tepër të shtohen rezervimet sidomos pas festës së Bajramit”, deklaroi Albana Bislimi, Menaxhere agjencie.
“E për të gjithë ata që nuk ua mban xhepi bregdetet e afërta apo të largëta, një alternativë e mirë mbeten pishinat që në Tetovë janë me bollëk, për të kaluar pushimet e verës”.
“Ne jemi të përgatitur maksimalisht. Këtë sezon ka edhe risi më shumë krevatë ka parapërgatitje si duhet, uji filtrohet, klorohet bëjmë edhe analiza të ujit. Ne çmimet nuk i kemi ndryshuar edhe pse shumë çmime kanë lëviz”, u shpreh Zeqir Idrizi, pronar pishine.
Aranzhimet për në bregdetin turk apo atë shqiptarë, fillojnë nga 355 euro për person për një javë, ndërsa arrijnë edhe deri në 1500 euro për person, pushimet në resorte luksoze në vendet tropikale. Ndërsa pushimi njëditor në pishinë në Pollog, kushton 150 denar për person, ndër për fëmijët 100 denarë. /Alsat.mk