“Të bëhet strategji që të gjitha fondet që janë për Kosovën, të i kanalizojmë ato dhe të i zvogëlojmë humbjet. Privati është sektori që shpenzon më së shumti energji”, tha ajo në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ajo tha se ndotja e ajrit në Kosovë është shqetësuese. “Është mirë që qytetarët të shikojnë mundësinë për ngrohje alternative dhe jo vetëm të shikohet që të bëhet ngorja për qymyrit që është më i lirë dhe druri”, tha ajo.
Gojani, tha se efiçienca e energjisë nuk është vetëm ndërrimi i pajisjeve. “Duhet të punojmë me institucionet e vendit që të kemi efecientë. P.sh Koogjenerimi që ka ul shpenzimet në Prishtinë. Po ashtu edhe koogjenerimi në Gjakovë. Kjo është mundësi tjetër dhe ul ndotjen”, tha ajo.
Gojani bëri me dije se edhe në veri në Kosovës, është gjendja shumë e keqe. “Kosova i ka ligjet e mira për mjedisin. Duhet të kemi angazhim më të madh, edhe ministria. Duhet të bashkëpunojmë më shumë”, tha ajo.
Gojani tha se edhe pse në disa lokacione ka infrastrukturë për ndarjen e mbeturinave nuk është respektuar nga qytetarët. “Në Dardani është infrastruktura, por nuk po respektohet. Është lehtë të bëhet ndarja. Do të ishte shembull për qytetin dhe shtetin”, tha ajo.
Ndryshe ndotja e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe energjia eficiente do të jenë temat kryesore të Javës së Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë përmes një serie ngjarjesh të organizuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Kjo iniciativë do të mbledhë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, shoqërinë civile dhe publikun e gjerë në Kosovë për të rritur ndërgjegjësimin mbi tema të ndryshimit të klimës nëpërmjet një aksioni të pastrimit, shfaqjes së filmave, garës për vizatim/video konkurs për studentët, ekspozitës dhe tryezave të rrumbullakëta.