Qytetarët lëvizin në pikun e të nxehtit, sheshi i Shkupit me turistë në mes të vapës

Gazetare: Evi Shkopi

Shumica e duan verën, por jo edhe të nxehtin  e padurueshëm. Ata që nuk kanë shkuar në pushime në këto ditë me temperature të larta, duhet të vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre, pavarësisht rekomandimeve për të mos dalë në diell në mesditë.



“Edhe pse temperaturat janë maksimale dhe rekomandimet janë që qytetarët të mundohen të mos lëvizin në pikun e të nxehtit, diçka e tillë siç e shihni nuk ndodh, sepse të gjitha kanë obligime që duhet t’i kryejnë, madje ka edhe turistë të cilët kanë ardhur të vizitojnë Shkupin. Lajmi i mirë është se nga nesër moti do të freskohet dhe temperaturat do të jenë më të ulëta.”

Moti jo vetëm që do të freskohet, por sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike madje paralajmërojnë se nesër do të ketë erë të fuqishme.

“Nga nesër pritet ndryshim i motit. Në pjesën më të madhe të vendit do të jetë shumë  nxehtë, por do të fryjë erë e fortë jugperëndimore, në shumë vende me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Më pas nga fundi i ditës për shkak të zbritjes së masës ajrore më të ftohtë nga veriu do të fillojë të fryjë erë e intensifikuar, herë pas here e fortë veriore. Gjithashtu do të krijohen kushte për paraqitje të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erëra të forta dhe breshër. Më pas moti do të jetë kryesisht stabil me ulje të temperaturave të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje graduale,” deklaruan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Gjatë temperaturave të larta qytetarëve u rekomandohet që të qëndrojnë të hidratuar, të vishen me ngjyra të hapura, të mbajnë ombrella me vete dhe të shmangin dalje në diell nga ora 11 deri në orën 17. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme