Çmimet e fruta-perimeve u ulën në mënyrë që qytetarët të mund të blejnë më shumë produkte për festat fetare, por mbeten duar bosh. Në markete tezgat ishin të zbarëta edhe sot. Nuk janë bërë porositë e mjaftueshme nga pikat me shumicë, madje as 70% e qarkullimit nga muajt e kaluar. Perime ka vetëm me çmime të larta por jo edhe ato që duhet të shiten me çmime të “ngrira” në bazë të vendimit të qeverisë. Domate që kushtojnë deri 279 denarë ka me bollëk, kurse domatet që janë me çmime të ngrira 95 denarë nuk ka fare, ose ato pak që janë duket të prishura. Tranguj dhe kultura të tjera bujqësore me çmime të ngrira në markete nuk mund të gjesh, përveç se në tregjet e gjelbra. Ata qytetarë, të cilët takuam, na thanë se me këto çmime të larta kanë blerë më pak se vjet për festat fetare.
“Nuk më pëlqen se fillimisht janë shtrenjtuar shumë, tani kur të ulen nuk ka dallim në krahasim me koston e mëparshme, nuk ndjehen ato çmime të ngrira për 1-2 denarë nuk janë asgjë”, u shpreh një qytetar.
“Vitin e kaluar më shumë se sa sivjet sepse janë shtrenjtuar shumë çmimet e të gjitha produkteve. Ne shpenzuam 4000 mijë denarë vetëm për ushqim gjatë këtyre festave”, – qytetare.
Nga ana tjetër në tregjet e gjelbra ka gjithçka, por thuajse asgjë me çmime të ngrira. Një pjesë e qytetarëve thonë se tregtarët nuk e vrasin mendjen për festat fetare, duan të përfitojnë sa më shumë.
“Nuk ka as domate, as speca dhe gjithçka që gjendet janë akoma shtrenjtë. As bukën gjysmë të bardhë nuk e gjen më lirë se 50 denarë. Ja për festa nuk kam gjë, hyni në markete dhe shihni tezgat boshe” – qytetare.
Nga Inspektorati tregut thonë se edhe gjatë ditëve të festave do të kenë ekipe kujdestare për të inspektuar në terren. Sipas raportit të fundit të tyre, 22 subjekte janë gjobitur me shumën prej 1,3 milion denarëve. Nga 650 inspektimet e kryera për këtë muaj nuk specifikojnë se sa prej tyre janë bërë në tregje të gjelbra. /Alsat.mk