Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku dyshohet se një 67-vjeçar ka rënë aksidentalisht në një gropë të improvizuar qymyri në fshatin Vilzë.
I moshuari i identifikuar si shtatsi me iniciale Q.L, ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë gjatë mbrëmjes së djeshme teska po digjej qymyr. Pas kontrolleve të bëra, u gjetën vetëm mbetje kockore të tij, rreth orës 22:45.
Policia po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L., 67 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.