Ra Alija,e u pamë!

Autor: Samedin Imeri

Prej vitit 2002 deri në zgjedhjet e parafundit të 2014, partia shqipatre e dalë nga lufta,në c’do cikël zgjedhor merte mbështetjen e shqiptarëve në mënyrë absolute,Kjo mbështetje ariti kulmin gjatë  zgjedhjeve parlamentare në vitin 2014,ku ariti të grumbullojë numrin maksimal të votave ,mbi 150 mijë dhe një numër rekord të deputetëve .

Me formimin e qeverisë së vitit 2014 ndërmjet VMRO dhe BDI,ariti kulmi i pakënaqësive të shqiptarëve nga partia të cilës i dhanë  mbi 153 mijë vota.Ky dëshprim ndodhi nga shkaku se hyrja në qeveri e BDI u bë pa asnjë marëveshje dhe bisedimet për qeveri bëheshin në mënyrë të fshehtë.Këtë mbështetje BDI e ariti duke i mashtruar shqiptarët se kemi nevojë për 20 deputet, që më lehtë të parballemi me partinë fituese në Maqedoni.Kjo përbërje parlamentare ku BDI ariti kulmin e votave shqiptarëve u dhuroj një ngjarje që sot e kësaj dite do të mbahet mend si “tradhëtia e madhe” gjegjesishtë rasti i Kumanovës edhe pse votuesit pritnin zbardhjen e ngjarjeve të mëparshme të rateve të montuara.

Shqiptarët të zhgënjyer nga komandanti i cili nëpër media fliste vetëm shqip,ndërsa bombat treguan se me shefin e tij rrjedhshëm flet maqedonishtë.

Gjatë kësaj periudhe jo që nuk u arit,ndonjë avansim i qështjes shqiptare dhe nuk u përmirësua jeta ekonomike,por ndodhi një migrim i rinisë dhe defaktorizim i shqiptarëve në shtet.
Duke mos numruar,rastet tjera të cilat shqiptarëve ua vranë shpresën për jetë në Maqedoni një grup të rinjsh intelektual vendosën të themelojnë një lëvizje e cila do jetë mburoja dhe shpresa e shqiptarëve në veqanti e rinisë shqiptare,ngaqë u pa se BDI dhe lideri i saj është një surrogate i asaj që votonin shqiptarët.Jo që nuk u arit shkurorëzimi i Ali ahmetit dhe Grueskit por lidhja e tyre pas 2014 u bë më e fortë dhe gjithqka u pa thjeshtë ra Alija dhe u pamë.

Kthesa e shpresës

Në këto zgjedhje shqiptarët e rifituan atë të cilën moti dikush ua kishte vra,pra shpresën.U vërtetua se  populli shqipatrë në Maqedoni nuk mund të jetë një numratore të cilën partija që udhëheq e shfrytëzonte vetëm ateherë kur ajo ishte në hall.Zgjedhjet e fundit treguan se populli shqiptarë dhe të gjithë etnitë jomaqedone nuk janë vetëm numra por janë vlerë.

Edhe pse numri I deputetëve në parlamentin e Maqedonisë u zvogëlua por u rit pasha e deputetëve.Pa anlizuar se pse ndodhi kjo,ku kemi një grumbull shkaqe ,ku një ndër  ta është  coptimi I komunave shqiptare në njësi të ndryshme  si Cairi,Dibra,Manastiri etj.Tek e fundit në përbërjen e fundit parlamentare,20 deputet  që kishte BDI  nuk kishin peshën as sa gjysma e deputetëve që fitoj opozita në zgjedhjet e 2016.

Ka  DALLIM !

Udhëheqësia e Lëvizjes Besa është një  grup që  dallon nga partitë tjera,ku partinë politike nuk e kanë kuptuar vetëm se privilegj për të përfituar individualisht.Kjo u dëshmua në zgjedhjet e fundit,ku një numër i madh i kryesisë nuk u kandiduan për deputet.Kjo dëshmon se Lëvizja Besa dallon nga partitë tjera,Ky akt dëshmoi se partia nuk guxon të kuptohet si pronë private dhe se funksionet partiake dhe funksionet tjera egzekutive nuk jan të rezervuara vetëm për “disa” individë.Tek e fundit kjo tregoi se partia politike nuk është “babllëk ” e askujt por e aktivistëve,bile LB tregoi se është e popullit dhe jo populli i partisë,U dëshmua se morali politik duhet të jetë pjesë  e politikbërjes dhe se Makijavelizmi nuk do me thënë se është baza e politikës,veprat e LBtreguan se megjithatë se ka dallim.

Gëzuar Rilindjen me BESË !

Fatmirësisht  për shqiptarët  e Maqedonisë,në këtë fund vitë do ketë shpresë për vitin e ardhshëm dhe mesiguri do urojnë për një ardhmëri dhe një vitë të mbarë andaj mendoj se edhe shqiptarët meritojnë një urimë që dallon nga vitet tjera pra Gëzuar Rilindjen me BESË.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme