Ra nga lartësia në “Majën e thatë” e humbi jetën, nxirret trupi i pajetë i 30 vjeçarit nga Kosova! Shpëtohen e 3 turistë të tjerë

Ekipi i kërkim-shpëtimit malor të Kosovës ka arritur të gjejë trupin e pajetë të 30 vjeçarit, i cili prej më shumë se 24 orësh ishte në kërkim, pasi ka rënë në humnerë, në “Majën e Thatë” të Tropojës.


Po kështu janë shpëtuar dhe tre shtetas të tjerë nga Kosova, të cilët kishin mbetur të bllokuar në humnerë dhe fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas njoftimit, arsyeja e rënies së të riut nga Kosova mbetet për shkak të terrenit të thepisur malor të zonës, duke bërë që ai të binte nga lartësia.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e premte, për një shtetas kosovar, i cili në vendin e quajtur “Maja e thatë”, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, kishte rënë nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën , ju informojmë se;

Kërkimet kanë vijuar që prej mëngjesit të sotëm nga shërbimet e Policisë Tropojë së bashku me ekipin e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës.

Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit 30 vjeç, i cili do të transportohet drejt morgut.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë Tropojë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë kosovarë të cilët kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme