Ra nga skela ku po punonte, përfundon në spital në gjendje kritike për jetën shqiptari në Itali

Një ngjarje e rëndë ka shënuar në Itali, ku një burrë me origjinë shqiptare ka rënë nga skela ku po punonte.


Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 10:30, në Pomezia, në periferi të Romës.

Ai dyshohet se ra aksidentalisht nga skela me lartësi 7 metra, e është transferuar menjëherë në spital në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës.

Shqiptari u transportua me helikopter drejt spitalit San Camillo në Romë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme