Rada Trajkoviç: Sigurinë time po e kërcënon dhe rrezikon Vuçiq

MPB e Serbisë është përgjigjur deklaratës së politikanes serbe në Kosovë Rada Trajkoviç, e cila tha se MPB ia ka hequr sigurimin dhe siguria e saj rrezikohet nga Vuçiq, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Trajkoviç mbrëmë ka deklaruar në media se MPB e Serbisë ia ka hequr sigurimin dhe se i është thënë se “ka kaluar koha e nevojës së përcjelljes, duke marrë parasysh se sigurua e saj është relaksuar”.

Në pyetjen nëse ndihet e rrezikuar, ajo tha “se ndihet në mënyrë direkt e rrezikuar nga presidenti Vuçiq” dhe këtë e ka ndërlidhur me incidentin e djeshëm të rrahjes së djalit të partnerit të koalicionit, Nenad Rashiq.

Pass kësaj deklarata, MPB e Serbisë përmes një kumtese ka thënë se sigurimi në Serbi ndahet dhe hiqet në raport me ndryshimet e sigurisë, në bazë të vlerësimit të shërbimeve kompetente dhe jo individëve.

”Kur Rada Trajkoviç në vitin 2019 mori sigurimin nga MPB e Serisë, Trajkoviç nuk deklaroi se më mbron Vuçiq. Ndërsa tash kur MPB dhe BIA ia hoqën sigurimin në bazë të vlerësimit të situatës së sigurisë, Trajkoviç heqjen e sigurisë e deklaroi se siguria iu hoq nga Vuçiq. Do ishte mirë që Trajkoviç të vendos për gjithçka që sulmon Vuçiqin dhe të përpiqet të jetë logjike në këto sulme”, thuhet ne kumtesë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme