Radhimë, bllokohen dhjetëra mjete lundruese, Policia e Kufirit: Asnjë nuk do dalë pa verifikim

Forca të shumta të policisë kufitare të Vlorës dhe repartit special “Delta Forca” kanë dalë në aksion për bllokimin e mjeteve lundruese. Brenda repartit special “Delta Force” në Radhimë janë 10 jetski dhe 5 gomone të bllokuara brenda dy ditëve. Oficerët thanë se këto mjete lundruese janë kapur duke kryer manovra të rrezikshme, në shkelje të rregullave të sigurisë në det.

Në stacionin e policisë kufitare të Triportit, ku mbahen për verifikim 33 dokumentacione te mjeteve lundruese e skafe si dhe 4 jet ski te bllokuara.

Drejtori i ri i Policisë së Kufirit në Vlorë Eduart Sulejmani tha në bisede telefonike se asnjë mjet lundrues nuk do qarkullojë derisa të kryhet verifikimi i dokumentacionit.

Sipas tij, mjetet lundruese që përdoren për qëllime turistike apo private duhet të kenë një sërë dokumentesh që nga licenca e deri tek NIPT-i. Në varësi të shkeljeve pritet të merren masa nga gjoba deri në bllokimin e mjetit lundrues.

Kontrollet e Policisë Kufitare janë shtrirë në vijën bregdetare të jugut pas ngjarjes tragjike të Himarës, ku oficeri i policisë Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjecaren Jonada Avdia teksa lahej në det.

Përpos Triportit dhe Delta Forca, një tjeter pikë bllokimi është ngritur dhe në Porto Palermo të Himarës./Ora

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme