VIDEO/ Kapen tre persona me armë dhe drogë në Urën e Drinit

Policia e Kukësit dhe Komisariati i Tropojës i kanë zënë prite tek Ura e Drinit në Fierzë, tre trafikantëve të lëndëve narkotike, që mbanin edhe armë zjarri.

Një operacion special i koduar si Rrjeta u organizua për kapjen e tyre në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë e Tropojës.

Për rrjedhim, u arrestuan E. Gj, 24 vjeç, banues në Geghysen të Tropojës dhe E.M, 22 vjeç, banues në Fierzë si dhe F.S, 34 vjeç, nga fshati Bugjon i Pukës.

Ata u kapën tek Ura e Drinit në Fierzë, duke udhëtuar me një “Mitsubish”.

Gjatë kontrollit, Policia u gjeti 8 kg kanabis, 1 automatik si dhe një karikator me 30 fishekë, që u sekuestruan.

Policia e Shtetit tha se po Vvjojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Dosja e të treve i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme