Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur në takim këshilltarin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Zoran Rakiç.
Në këtë takim sipas një njoftimi të lëshuar nga Komuna e Skenderajt, është diskutuar mënyra e funksionimit të punës mkomunitetet, po ashtu edhe për projektet e ndryshme që priten të financohen nga MAPL-ja
Njoftimi i plotë:
“Kryetari JASHARI, priti në një takim këshilltarin e MAPL-së
Kryetari i Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari, priti sot në një takim Këshilltarin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Zoran Rakic, në këtë takim u diskuta, se si po funksionon puna me komunitete, po ashtu u diskutua edhe për projekte të ndryshme që do të financohen nga MAPL-ja”, thuhet në njoftim sipër këtyre fotografive.