Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili po qëndron në Shkup bashkë me kabinetin e tij qeveritarë, gjatë fjalimit paralajmëroi samitin e radhës të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimorë që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.
“Ne takohemi në këtë mbledhje të dy qeverive, në aspektin e interesave tona për tu bërë pjesë e familjes së madhe të BE-së. Sot të dyja vendet tona kanë hapur procesin e negociatave dhe kanë hedhur një hap shumë të madh përpara. Më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimorë dhe ne do të jemi aty me të gjitha problemet dhe sfidat tona, të cilat janë të ngjashme me ato të vendeve të BE-së”, deklaroi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë i cili gjatë fjalimit të tij, ,foli e dhe për Ballkanin e Hapur.
“Besoj që Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej të djeshmes dhe për të kuptuar se si mund ta kapërcejmë të sotshme dhe për të projektuar të ardhmen, që të përfitojnë nga një hapësirë shumë të madhe se sa hapësira jonë e përvetshme gjeografike”, tha Rama.