Edi Rama është mësuar të ndërrojë lëkurë disa herë, sepse mendon, dhe beson që njerëzit nuk kanë memorie.
Rama, si asnjë kryeminisitër më parë ka futur duart thellë edhe në atë që ka qenë ruajtur me fanatizëm nga të gjithë paraardhësit e tij, politizimi dhe përdorimi i klerit e festave fetare për vota e populizëm.
Vetë Rama, ministrat e tij, deputetët kanë markuar secili nga 2-3 klerikë të cilët i përdorin për qëllime elektorale.
Mbrëmjen e djeshme Edi Rama shtroi iftarin tradicional, ku në sofrën e shtruar më shumë ishin ulur njerëz që nuk agjërojnë, njerëz që jo vetëm nuk agjërojnë, por nuk besojnë në Zot fare, sesa besimtarë.
Vetë Edi Rama kishte përjashtuar nga sofra e iftarit ‘profetin e Tiranës’, Erion Veliajn dhe kishte marrë në sofër sivëllaun e tij nga komuniteti mysliman, së bashku me shokun Gramoz.
Se a beson apo jo Edi Rama në Zot, kjo është çështje personale e tija, nga veprat nuk duket, por gjithsesi besimi është çështje e fshehtë.
Por Edi Rama para shtrimit të iftareve do duhej t’u kërkonte falje besimtarëve myslimanë për këtë foto, ku tregon kryelartësinë e tij karshi Zotit duke shkelur sixhadet ku faleshin besimtarët fare pranë zyrës së tij (Xhamia Et’hem Beu), atë kohë kryetar i bashkisë.
Ndoshta Rama sot beson që ai është ‘zoti’, siç zakonisht besojnë njerëzit me super-pushtet në duar, si autokratët e diktatorët, dhe nuk ndien nevojë t’u kërkojë falje.
Ai mbase është në një fazë që e beson edhe vetë thënien e ministreshës së tij, Edona Bilali, e cila e quajti hyjni, Zeus, nuk i dihet!
Poer, duke qenë se oborrtarët e tij nuk guxojnë me t’i thonë që nuk është ‘hyjni’, po është thjeshtë vdekatar si gjithë të tjerët, duhet t’i rikujtojmë se të mos kërkosh falje dhe të bësh hipokrizi në çdo fe, është shumë e dënueshme.
Më poshtë, për kujtesë, po ju risjellim foton e shkrepur nga fotografi i njohur, Felix Bilani:
© SYRI.net